Ministria egjiptiane për Antikitekturën njoftoi javën e shkuar se afër qytetit Minja në luginën e Nilit, në jug të Kairos, është zbuluar një nekropol i lashtë.
Shkencëtarët thanë se janë gjetur rreth një mijë statuja dhe 40 sarkofagë nga vitet 664 dhe 332 para erës sonë dhe se gërmimet do të vazhdojnë aty së paku edhe pesë vjet.
Mostafa Vazir, arkeologu që po drejton gërmimet, tha se një numër i madh i zbulimit i kushtoheshin perëndeshës egjiptiane Teut.
Janë gjetur edhe katër enë me figurat e katër djemve të Zotit egjiptian Horus.
“Të vdekurit vazhdojnë t’i kenë organet e brendshme të mumifikuara. Janë të stolisura me hieroglifë të cilat zbulojnë pronarët e tyre”, ka thënë Vazir.
Zbulimi më interesant është se në ditën e Vitit të Ri është gjetur qaforja në të cilën ishte e shkruar me hieroglifë “Me fat Viti i Ri”.
“Ky mesazh na është dërguar nga jeta e pasvdekjes”, është shprehur Vazir.
Ndër zbulimet më të reja është varreza e zyrtarit të pallatit të lashtë mbretëror, të varrosur para mbi 4.000 vjetësh.