×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fëmijët nuk mësojnë më shpejt se të rriturit

E mërkurë, 04 Prill 2018 21:34

Franca vendos arsimin e detyrueshëm për trevjeçarët. Por a është ky fillim i hershëm vërtetë më i mirë për fëmijët? Dhe a mësojnë ata më shpejt se të rriturit?

 

Fati i Francës varet nga sistemi arsimor, thotë Presidenti Macron. Prandaj duke nisur nga muaji shtator arsimi parashkollor do të jetë i detyrueshme për të gjithë fëmijët.

 

Në vend që detyrimi shkollor të nisë nga mosha gjashtë vjeçare, fëmijët francezë duhet të shkojnë tani në shkollë që nga mosha tre vjeçare.

 

Sistemi parashkollor është mjaft i preferuar në Francë dhe rreth 97 për qind e të gjithë fëmijëve marrin pjesë në të edhe pa detyrim.

 

Megjithatë për shkak se presidenti Macron ka frikë se tre përqind që nuk shkojnë janë kryesisht fëmijë nga familjet e pafavorizuara, sistemi parashkollor do të bëhet i detyrueshëm dhe duke nisur nga muaji shtator edhe ushqimi në shkolla do të jetë falas.

 

Avantazh për Francën, por mirë edhe për fëmijët?

Ndoshta arsimi i hershëm me detyrueshëm është një avantazh për Francën, por a është i mirë edhe për fëmijët?

 

Jo, thotë prof. Brigitte Rollett, sepse fëmijët nuk mund të mësojnë kaq shpejt sa të rriturit. Sidomos tek trevjeçarët nuk janë zhvilluar mirë të gjitha sektorët e trurit, si psh. dallimi majtas-djathtas.

 

Kjo vlen edhe për gjuhët, sepse në tru ka dy qendra për gjuhën lidhja mes të cilave bëhet e qëndrueshme me kalimin e kohës.

 

E vetmja gjë që fëmijët e mësojnë më mirë dhe më shpejt se të rriturit, thotë psikologia Brigitte Rollett është shqiptimi i saktë.

 

Kur fëmijët mësojnë një gjuhë të huaj, ata tingëllojnë shpesh si ta kenë gjuhën e nënës, ndërsa për të rriturit kjo është më e vështirë.

 

Njeriu mund të mësojë në çdo moshë

Eksperimentet neurologjike kanë treguar se truri i njeriut mund të zhvillohet dhe njerëzit mund të mësojnë në çdo moshë.

 

P.sh. tek shoferët e taksive në Londër neurologët konstatuan në vitin 2011 se pas katër vjetësh në profesion zona e e tyre e trurit përgjegjëse për orientimin ishte më e madhe se sa ajo e qytetarëve të zakonshëm.

 

Pra nevoja dhe stërvitja e vazhdueshme për t'u orientuar në rrugët e Londrës çoi në një ndryshim të strukturës së trurit të shoferëve të taksive. Ky është një zbulim tepër i rëndësishëm, sepse tregoi se edhe të rriturit mund të mësojnë.

 

Në kopsht po, por në bankat e shkollës .... 

Sipas psikologes Brigitte Rollett kopshti është shumë i rëndësishëm për fëmijët, sepse ata mësojnë aty aftësi si të sillen në shoqëri dhe si të kooperojnë.

 

Po ashtu shumë mirë është që ata të mësojnë përmes lojërave edhe si të numërojnë apo të shkruajnë dhe të lexojnë. Por këto duhen bërë në përgjigje të moshës.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 10:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...