×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shenjat e horoskopit që nuk e harrojnë dashurinë e parë

Diel, 17 June 2018 15:09

Dashuria e parë nuk harrohet lehtë, por për disa persona është thuajse e pamundur. Sipas astrologjisë, ekzistojnë disa shenja horoskopi të cilat e kanë gati të pamundur që ta harrojnë lehtë dashurinë e tyre të parë. Ja se për cilat shenja bëhet fjalë.

Demi 

Ata janë të përkushtuar, dhe kur dashurojnë e bëjnë me gjithë shpirt. Në momentin që i duhet të shkëputen nga një dashuri e madhe, sidomos ajo e para ata e kanë shumë të vështirë. Sado kohë të kalojë, me këdo të jenë, asnjëherë nuk e harrojnë shijen e dashurisë së parë.

Gaforrja 

Një shenjë shumë sentimentale e zodiakut. Ata jo vetëm që dashurojnë me gjithë shpirt, por janë edhe të apasionuar me idenë e dashurisë së parë. Edhe nëse nuk ka zgjatur shumë, ai person ruan një vend të veçantë në zemrën e tyre.

Luani 

Ata janë pasionantë, dhe sidomos kur bien në dashuri për herë të parë. Kujtimet e saj do i ruajnë gjithë jetën, dhe do jenë prezente me ta në çdo moment. 

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 16:12
Login to post comments