Si ta kuptosh se ai është xheloz

Diel, 17 June 2018 19:38

Xhelozia mund të interpretohet me lajka, por në shumë raste të tjera mund të kthehen në një ankth.

Përgjethësisht, xhelozia është përgjigja më e thjeshtë kur një person është i pasigurt në vete. Xhelozia në pak raste mund të fshehët për shkak se dallohet fare lehtë nga gjuha e trupit dhe fjalët transmeton Gazeta Express. Këto janë shenjat që tregojnë nëse  ai është xheloz:

Nëse e mbikëqyr formën tënde të veshurit

Një formë e mirë për të kuptuar nëse ai është xheloz, është nëse e mbikëqyr formën tënde të  veshurit. Përgjithësisht, burrat xheloz, nuk u pëlqen që partnerja e tyre të vishet në një mënyrë që mund të bie më shumë në sy të tjerëve.

Nëse i dashuri yt është gjatë gjithë kohës duke zgjedhur se çka do të veshësh ti, duhet të dish se ai është xheloz.

Nëse nuk do që ti të kesh shokë

Sa herë që ti i flet për ta, bëhet keq ose të thotë se nuk i pëlqejnë. Kur një burrë është xheloz nuk do që e dashura e tij të dalë, shoqërohet ose të flas me të tjerë meshkuj.

Ai do të tentoj të largoj nga shoqëria jote, për të e ndjerë vetën më të sigurt. Nuk është gjë e mirë të e lejosh  të largoj nga shoqëria jote. Edhe nëse ai do të thotë vazhdimisht se shoqëria në mes mashkullit dhe femrës nuk ekziston.

Të pyet sa herë që e lëshon telefonin se kush të ka thirrur

Nëse ai çdo herë të pyet sa herë që bën telefoni yt se kush të thërret, atëherë kjo është shenjë e xhelozisë.

Kjo ndodhë njëjte sa herë që shkruan me dikë, menjëherë do të dijë se me kë bisedon, ose do të e marrë vesh këtë në forma të ndryshme.

Nëse e merr për të keq nëse dikush të bënë lajka

Nëse ai e merr për të keq kur një person të bën lajka, ose të thotë që sa e bukur që je bërë, ose të shikon shumë, kjo për të është kërcënim, dhe kjo nuk ka të bëj asgjë me mënyrën se si ti sillesh.

Dyshon dhe pyet shumë herë

Një shenjë shumë e qartë nëse është xheloz është kur ai dyshon në gjithçka që ti thua.

Një shenjë e qartë të xhelozisë së tij është kur ai vazhdimisht pyet se ku je? Me kënd je? Me çka shkon në shtëpi, në sa ora do të mbërrish në shtëpi? Kush është aty me ty ?

Nëse këto karakteristika të duken të njohura për ty. Atëherë, sigurt që ke nevojë për ndihmë, dhe ke nevojë të flasësh me të për të zgjedhur këtë çështje.

Login to post comments