×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këshilla si të kompletojmë valixhen kur nisemi me pushime

Saturday, 30 June 2018 16:20

Momentet e përgatitjes së valixhes janë gjithmonë stresuese për një femër, dilemat janë gjithmonë sa rroba duhet të marrin, një palë rroba banje apo dy. Për këtë arsye, ne ju japim disa këshilla të vlefshme dhe praktike para se të niseni me pushime, në mënyrë që stresi dhe emocionet mos t’ju rrëmbejnë. Mos lini persona të tjerë të përgatisin valixhet tuaja, jeni  gjithmonë ju që duhet t’i bëni gati!

-Fillimisht bëni një listë të gjërave që do të merrni me vete, mundësisht hartojeni ditë përpara, kështu do të keni kohë për ta riparë nëse duhet të bëni ndryshime.

-Paketoni më parë gjërat më të mëdha e pastaj ato më të vogla.

-Përdorni çantat organizuese apo të tualetit.  Mënyra e paketimit të sendeve të lëngshme si shampove, balsamit, kremrave të ndryshme,  është po ashtu e rëndësishme. Në këtë rast, disa shishe më të vogla do të zgjidhnin shumë punë. Në fund të fundit, nuk ju nevojitet një shishe shampoje e plotë, për 10 ditë pushime. Prandaj hidheni në shishe më të vogla.

-Nëse udhëtoni me një shoqe me të cilën do të ndani edhe dhomën, disa gjëra nuk është nevoja t’i merrni të dyja palët.

-Këpucët zënë gjithmonë hapësirën më të madhe në valixhe, prandaj ekspertët  ju këshillojnë  që secilën këpucë ta fusni në qese më vete në mënyrë që të zërë pak vend. Sigurohuni që të merrni me vete vetëm ato këpucë që do i përdorni vërtet, dhe të vishni për rrugës ato që zënë më shumë vend.
Këpucët mund t’i përdorni edhe për të vendosur gjëra të vogla në hapësirat brenda tyre, sende që mund të dëmtohen lehtë, të cilat, gjithsesi, duhen mbështjellë më përpara.
-Gjërat që mund t’ju duhen gjatë rrugës, p.sh. kapele, shall, çadër, triko, etj, vendosini gjithmonë në një xhep të veçantë e lehtësisht të arritshëm.

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 19:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...