Vlerat ushqyese të shalqirit

Saturday, 30 June 2018 18:51

Shalqiri është një nga frutat e stinës së verës dhe në kushtet e klimës së Shqipërisë, ne kemi fatin ta konsumojmë nga vetë tokat tona. Përmban vlera të padiskutueshme shëndetësore dhe janë mjaft dietetikë, edhe pse disa mendojnë të kundërtën. Energjia që i jep organizmit tonë konsumi i shalqirit nuk i kalon 16 Kcal. Ai shuan etjen dhe është ideal për ata që nuk duan të shëndoshen, pasi përmban gjysmën e kalorive që kanë frutat e tjera.

Efektet pozitive

Shalqiri është i pasur me disa substanca. Krahas ujit, në përbërje të tij gjejmë fibrat dhe kripërat minerale si: fosfori, kalciumi, natriumi, kaliumi dhe hekuri; vitamina A, C, B2, B1 dhe PP. Kuptohet që prania e lartë e mineraleve dhe vitaminave është me efekt pozitiv në organizmin tonë, për shkak të vlerës së tyre të padiskutueshme në mjaft reaksione të rëndësishme të metabolizmit.

Ajo që i jep frutit ngjyrën e kuqe janë lipocenet, të cilat gjenden edhe te domatet. Ato janë një substancë antioksidante që lufton me efektivitet plakjen e qelizave, duke sulmuar radikalet e lira të oksigjenit, si peroksidi dhe superoksidi, të cilat janë toksike për qelizat duke kontribuar në plakjen tonë. Lufta prej lipoceneve e kundërshton këtë efekt. Kjo është edhe arsyeja pse shalqiri lufton inflamacionin që provokohet nga astma, arterioskleroza dhe artriti. Gjithashtu, ai është një aleat i mirë kundër diabetit dhe kolesterolit.

Shalqiri ka edhe veti antitumorale. Ekspertët thonë se ai është efektiv në parandalimin e kancerit të zorrëve.Shalqiri mbron rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçinë, është efektiv kundër celulitit dhe forcon sistemin imunitar.

Një studim i kryer kohët e fundit në Universitetin e Floridës ka dalë në konkluzionin se hipertensioni mund të mbahet nën kontroll duke konsumuar shalqi. Kjo për shkak të përmbajtjes me L-citrulinë, një aminoacid me rëndësi thelbësore për formimin e oksidit nitrik, i cili garanton ekuilibrin e presionit të gjakut dhe mban elasticitetin e mureve arteriale. Oksidi nitrik është një vazodilatator i fuqishëm i formuar nga N-arginina, e cila mund të formohet me transaminim nga L-citrulina e përmbajtjes së shalqinit. / bota.al

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 18:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...