×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Historia e rrallë e pjeshkëve “Alberta” të fshatit Rrasë në Belsh, prodhoheshin vetëm për udhëheqësit

Premte, 20 July 2018 17:40

Dikur në fushën në perëndim të fshatit Rrasë në Belsh ka ekzistuar një plantacion i madh me pjeshka.

Pjeshkat e Rrasës ishin të famshme në kohën e diktaturës. Nëse një fshat spikat për rrushin, tjetri për qershinë, , kumbullat, dardhën, mollën etj, Rrasa e Belshit ishte e famshme për pjeshkat. Druri kishte gjetur vendin aty dhe prodhonte pjeshka aq të mëdha, të ëmbla dhe me aromë sa sot është e vështirë ta gjesh në vend tjetër.

Sapo afronte stina e pjekjes ruheshin me roje me armë dhe qen të fortë. Sepse ishte një frut aq i lakmuar sa hajdutët, për më tepër në ato kohë të uritura, nuk llogarisnin asgjë.

Dukej se ai ishte vendi ideal për pemën. Ndoshta nga pehashi i tokës, klima, uji e një sërë faktorësh të tjerë. Njihej me emrin “Pjeshka Allberta”. Një kokërr nga kjo pjeshkë të ngopte. Të dytën zor se e mbaroje.

Si e tillë pjeshka e Rrasës ishte  e destinuar që të përfundonte për parinë në Elbasan e madje ata për tu mburrur u dërgonin edhe shefave të tyre në bllok.

elberta peach 1

Pemët me shenjë prodhonin pjeshka vetëm për udhëheqjen. Vileshin e vendoseshin në arka dhe dërgoheshin shpejt në Elbasan. Natyrisht që i pari që e provonte pjeshkën e Rrasës ishte Sekretari i Parë, e më tej Kryetari i Këshillit të Rrethit etj,.

Sot fatkeqësisht nuk ekziston ky plantacion me famë. Ose është zëvendësuar me varietete që ngjajnë më shumë me kumbullat se sa me pjeshkat.

Por kush është origjina dhe emërtimi shkencor i pjeshkës Alberta siç e thërrisnin në Rrasë?

Në fakt emri shkencor i saj është “Prunus Persica Elberta”

Është një frut bukurosh me kokërr të madhe me mish të ëmbël të shijshëm, me lëkurë të verdhë të kuqërremtë. Gjithashtu ka edhe një aromë të veçantë. Është frut me cilësi të lartë konsumi dhe  konservimi.

belleofgeorgia

Historia e pemës së pjeshkës

Emri shkencor zbulon origjinën e saj që është Persia (Irani i sotëm). Studiues dhe botanistë të njohur megjithatë mendojnë se atdheu i saj i vërtetë është Kina. Konsensusi botanik modern është se ata kanë origjinën në Kinë dhe u futën në Persi dhe në rajonin e Mesdheut përgjatë Rrugës së Mëndafshit para kohës së krishterë.

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 17:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...