Duket subjekti i një seriali të nivelit të ulët, por ajo që po ndodh tek Atlanta, në dhomat e zhveshjes së United, është reale. Një kryqëzim i pabesueshëm i futbollit dhe tradhtisë, që ka ka kthyer përmbys ekipin e drejtuar nga ish-trajneri i Barcelona-s, Gerard Tat Martino. Protagonisti është blerja e madhe e janarit të kaluar: Ezequiel Barco, i marrë për 15 milionë dollarë nga Independiente.
Barco, tani, ka përfunduar jashtë ekipit për “arsye disiplinore”, por e vërteta e zbuluar nga “Clarin” është se shkaku i largimit të Barco-s ka qenë për arsyeromantike. Sulmuesi, në fakt, i është vardisur me këmbëngulje të fejuarës së shokut të skuadrës, 19-vjeçarit Brandon Vazquez, Allysa Monique.
Ngacmime të vazhdueshme, mesazhe, fotografi dhe kontakte që kanë vazhduar për ditë të tëra, edhe pse Barco është i martuar. Gruaja e tij është bukuroshja Mica Romero, modele me shumë ndjekës në profilet e saj sociale dhe, pasi ka postuar disa fotografi pa unazën e martesës, duket se e ka falur Barco-n. A do të mjaftojë Mica për të kthyer qetësinë në Atlanta?