Dora e një njeriu tregon shumë për jetën dashurore të tij. BrightSide analizoi atë që quhet si vija e dashurisë tek të dyja duart dhe më poshtë ju tregon të gjitha opsionet e mundshme. Bashkoni pëllëmbat dhe shikoni se cili rast ju përket juve.
Kur vijat janë në të njëjtin nivel
Në qoftë se partneri juaj i ka vijat e dashurisë të të dyja duarve në të njëjtin nivel jeni me fat; Ata kanë qëllime serioze ndaj jush dhe preferojnë marrëdhëniet serioze. Ata janë shumë radikalë si natyrë dhe nuk i preferojnë kthesat dhe ndryshimet e papritura. Janë persona me karakter te ndjeshëm që interesohen për mendimin e të tjerëve.
Vija në dorën e majtë është më e ulët
Këta persona janë më të zgjuar dhe të matur se mosha e tyre reale dhe kërkojnë partnerë më të mëdhenj në moshë se vetja. Janë romantikë, të mirë në të beëit dashuri dhe janë shumë intuitivë. Ata degjojnë gjithmonë shqisen e tyre te gjashtë dhe pse kjo gjë mund të keqinterpretohet nga të tjerët.
Vija në dorën e djathtë është më e lartë
Njerëzit me këtë karakteristikë nuk i preferojnë marrëdhëniet serioze dhe nuk e konsiderojnë dashurinë si një nga arsyet e lumturisë së tyre. Por kur ata të zgjedhin dikë për të lidhur jetën e tyre, ato do të dëshironin një partner më të vogël në moshe ose të një kombësie tjetër. Ata dashurojnë me anë të syve dhe kanë karakter të fortë. Këta persona i kalojnë me lehtësi veshtirësitë, janë të pavarur dhe plot qëllime në vetvete.