×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zonja Meri ka lajme të këqija! Gushti do të jetë muaji i ‘zi’ për këtë shenjë Horoskopi

E Enjte, 02 August 2018 20:30

Ky është parashikimi i yjeve për muajin Gusht sipas Meri Shehut: Ditët e para të gushtit janë akoma nën ndikimin e Eklipsit Hënor.

Tani në këtë periudhë do fillojnë të bëhen llogaritë e ndryshimeve që kemi bërë apo humbjeve që kemi pasur këto 5 muajt e fundit. Në datë 8 gusht Urani fillon të lëvizë në të kundërt për rreth 5 muaj. Tani në këtë periudhë do fillojnë të bëhen llogaritë e ndryshimeve që kemi bërë apo humbjeve që kemi pasur këto 5 muajt e fundit.

Kurse në 11 gusht do kemi Eklips e Diellit. Ai do ndikojë tek Luanët, Ujorët, Akrepët dhe Demet e lindur ne dhjetëditëshin e dytë. Ky është eklips i pjesshëm Diellor dhe Super Hënë. Nuk do jetë e lehtë të mbahen premtimet qeë janë dhënë. Lidhja e vështirë e Afërditës me Saturnin nuk favorizojnë lidhjet erotike dhe çështjet ekonomike.

Kurse në datë 19 Mërkuri kthehet në pozicion të drejtë kështu që marrin fund keqkuptimet. Në datë 26 gusht do kemi hënën e plotë dhe ndikon tek Peshqit, Binjakët, Virgjereshët dhe Shigjetarët të lindur në dhjetëditëshin e parë teë shenjës së tyre. Kjo Hënë e plotë është shumë e rendësishme

Krijon një klimë shumë të favorizuar bashkë me lidhjen trekëndëshe Saturn Uran, do ketë realizim ëndrrash idesh prototipe dhe rrugëzgjidhjet sjellin plotësim njofton Meri. Ja parashikimi:

Dashi kryesisht do merret me çështje ekonomike dhe nga mesi i muajit me çështje personale sentimentale. Për pune e karriere vetëm nga fundi i muajit behët fjale.

Demi do të preket nga Eklipsi Diellor në çështje familjare dhe ligjore Antagonizeëm Fillon çlirimi mbas dt 19 dhe pastaj kemi udhëtime e çështje që përparojnë me sukses.

Binjakët do të duan të bëjnë një sulm në dhjetëditëshin e parë të Gushtit për të marrë më shumë forcë tani që të tjerët janë si në pushime. Por prapë diku do hasin një pengesë të paparashikueshme. Kujdes ekonomia dhe skandalet.

Gaforrja do lëvizë në një terren të panjohur dhe të veshtirë për të në çështjet e rëndesishme të saj. Mbas dt 19 fillojnë sqarimet dhe ditët e bukura për Gaforret si edhe marrëveshjet e planet apo jeta personale merr drejtim.

Luani do të përfitojë në gjysmën e dytë të muajit Gusht nga Eklipsi i Diellit në shenjën e vet dhe hënën e re duke bërë fillime të reja dhe duke u çliruar nga një situatë shumë konfuze e shpërthyese.

Virgjeresha duket sikur do luftojë me të gjitha fantazmat e së kaluarës në punë e në jetë personale si edhe në psikologjinë e vet. Mbas dt 23 fillon një moment më i qetë dhe produktiv në jetën e saj.

Peshorja do të kalojë një moment pasigurie në jetën personale ku çdo gjë mund të përmbyset derisa mbas dt 12 të fillojë disi të marrin gjërat më për mirë. Do mendojnë për fillime teë reja apo strategji të re nga dt 26 e tutje.

Akrepi do ti shikojë gjërat pa rrëmujë në gjysmën e parë të muajit Gusht dhe varet nga zotësia se çfarë takimesh apo të mirash materiale përfiton Shkëlqimin dhe fillimin e ri mund ta rrëmbejë me Eklipsin e Diellit në Luan në dt 12 dhe fundi i muajit do jetë romantik.

Shigjetari pret një ndryshim të madh në lidhje me jetën e vet apo bashkëpunimet me jashtë vendit. Ky ndryshim vjen me vendime të mëdha në mënyrën e jetesës e cila tashmë do bëhet në një drejtim të ri.

Bricjapi do hasë në pengesa deri në dt 19 përsa i përket ekonimisë dhe detyrimeve apo sqarimeve me bazë erotike. Me pas gjërat sikur arrijnë kulmin dhe fillojnë të zgjidhen. Marsi do futet në Shenjën e tyre mbas dt 20 dhe kjo u jep forcë dhe pushtet.

Ujori mund të njohë njerëzit e gabuar apo të bëjë plane të gabuara dhjetëditëshin e parë të muajit ose të rregullojë gabimet e mëparshme. Por gjithsesi një person i rëndësishëm apo një prpozim i fuqishëm i del përpara. Ekonomia përkon një zhvillim më lekundjë në fund të muajit.

Peshqit mezi presin ti japin fund një ankthi të madh në lidhje me jetën e përditshme ngacmimet shëndeti dhe punën për ti marrë me pas frenat e tyre ne dorë. Mbas dt 13 ikën një detyrim dhe gjërat çlirohen. Mbas dt 20 çdo gjë vjen për së mbari me fat para dashuri dhe plane të realizuara Hëna e plotë në shenjën e tyre sjell romancë dhe çlodhje.

Login to post comments