×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Traditat e dasmave që çiftet po lënë pas dore: Nga fustani i bardhë te mbiemri i bashkëshortit

E mërkurë, 05 September 2018 16:41

Dasmat më përpara kalonin nëpërmjet një tradite, e cila në përgjithësi diktonte gjithçka, nga ajo që duhet të vesh nusja deri të mënyra e prerjes së tortës nga çifti.

Por tani, ndoshta për shkak të kostos gjithnjë e në rritje të ceremonive martesore, gjithnjë e më shumë çifte kanë filluar të japin përparësi vetëm atyre traditave që duan të mbajnë dhe pjesën tjetër janë të gatshëm ta lenë pas.

Ndarja e rregullave dhe ripërcaktimi i asaj se si duhet të duket një martesë, duket se traditat martesore së shpejti mund të jenë një e kaluar, pasi një studim i ri zbuloi traditat e martesës që britanikët marrin më pak seriozisht.

Sondazhi mbarëkombëtar, i kryer nga “jewellers F.Hinds”, gjeti traditat e dasmës më pak të rëndësishme: dhuratat e dasmave (vetëm nëntë për qind thonë se janë të rëndësishme), familja e nuses e paguan faturën (10 për qind), dhëndri që mbante nusen mbi pragun e derës (16 për qind), si dhe duke propozuar në gjunjë (22 për qind).

Janë duke u zhdukur edhe ato ditë, kur fjalimet i përkisnin vetëm një gjinie. Ndërsa tradita kërkon që dhëndri ose njeriu i tij më i afërt të nis dasmën, studimi zbuloi se 15 për qind e nuseve kishin dhënë një fjalim në ditën e tyre të madhe.

Gjithashtu, ka ndryshuar tradita e të pasurit një kumbar dasme apo edhe fustanet e shkurtra të shoqëruesve të nuses, mbi 10 për qind e njerëzve kanë pasur kumbar një grua ose më shumë se një kumbar.

Në të njëjtën mënyrë, vetëm 36 për qind e njerëzve mendonin se ishte e rëndësishme për një nuse të merrte mbiemrin e burrit pasi ishin martuar, ndërkohë që vetëm 37 për qind e çifteve mendonin se unazat e martesës ishin një domosdoshmëri.

Kur vjen puna te veshja tradicionale, studimi zbuloi se 24 për qind e nuseve kanë zgjedhur të heqin dorë nga veshja klasike e bardhë, ku gjashtë për qind priren për një kostum.

Dhe ndodh gjithnjë e më pak që dhëndri ti kërkoj dorën babait të nuses së ardhshme.

Në fakt, katër për qind e të anketuarve thanë se babai i nuses së ardhshme tha “jo” kur ata i kërkuan dorën, por po ai numër gjithashtu zbuloi se ata gjithsesi u martuan.

Megjithatë, ka disa tradita që njerëzit mendojnë se janë ende të rëndësishme.

Studimi zbuloi se 59 për qind e të pyeturve besojnë se është e domosdoshme që një nuse të eci përkrah babai i saj kur futet në ceremoni, ndërsa 46 për qind thonë se të kesh kumbar dhe shoqërues nusesh është e thelbësore.

Më herët këtë vit, një grup planifikuesish të dasmave zbuluan tendencat e fundit të dasmës së vitit 2018.

Trendet që ata sugjeruan që çiftet duhet të shmangin kur planifikojnë dasmën përfshijnë gjithçka, nga lloji i tortës, te muret e dekoruara të sallës, e deri të hyrjet dramatike të martesave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...