×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Njihuni me dy llojet e tradhtisë që i praktikojnë femrat te meshkujt

Hënë, 01 October 2018 19:03

Përvojat e tradhtisë në lidhje dallojnë nga personi në person varësisht prej rrethanave, sidoqoftë, një terapiste e seksit thotë se në të vërtetë janë vetëm dy lloje të tradhtisë.

Duke folur për ‘Business Insider’, Tammy Nelson ka shpjeguar konceptin e aferave ku njëri partner tradhton si mënyrë për ta përfunduar lidhjen, në vend se të konfrontohet me problemet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas tij, ky lloj i tradhtisë është më i zakonshëm te femrat sesa te meshkujt.

Në anën tjetër, eksperti tjetër, James Preece, thotë se femrat janë më të prira të tradhtojnë si mënyrë për të deklaruar diçka.

“Ato e dinë se nëse zihen duke tradhtuar lidhja do të përfundojë”, ka thënë ai për ‘The Independent’.

Kjo pra ua kursen atyre kohën sepse kryesisht shpie në ndarje dhe partneri mbetet me krenari të thyer, gjë që e bën faljen e tradhtisë – apo çdo shans për ta vazhduar lidhjen – të vështirë.

Lloji i dytë i tradhtisë kryesisht aplikohet nga meshkujt – ndërkaq është lloj ku njëri partner vepron në atë mënyrë për ta përmbushur një pjesë të jetës së tyre që nuk ua përmbushë martesa.

Me fjalë të tjera, njëri partner ndihet sikurse diçka është duke munguar – qoftë emocionalisht apo seksualisht – dhe kësisoj kërkon ta përmbush këtë ndjenjë përmes aferave sepse janë të frikësuar t’ia adresojnë partnerit.

Në këtë rast, partneri jo domosdoshmërish dëshiron ta përfundojë lidhjen aktuale, thjesht dëshiron ta përmbushë atë ndjenjë.

Login to post comments