×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kujdes! Nëse dëgjoni dikë të thotë këto fjalë, ai do të vdesë të nesërmen

E mërkurë, 03 October 2018 18:30

Disa njerëz në momentet e fundit e humbin ndjenjën e kohës dhe fillojnë të flasin për gjërat nga e kaluara sikur të kishin ndodhur në atë moment.

Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë. Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata.

Më poshtë ju sjellim disa nga fjalët e fundit që kanë thënë disa nga pesonat e famshëm pak para se të vdisnin:

Nostradamus

Mendohet se fjalët e tij të parashikuesit të madh ishin: “Nesër, kur të dalë dielli, nuk do të jem më këtu”. E ka thënë apo jo, ka pasur të drejtë.

Bethoven

Në momentet e fundit të jetës thuhet se ai tha “Do të dëgjoj në parajsë”, por një tjetër thoshte se Bethoveni tha: Komedia mbaroi. Ndërkohë, sipas një tjetër varianti, dikush i solli disa shishe verë dhe ai u përgjigj: “Sa keq, sa keq, shumë vonë”.

Steve Jobs

Themeluesi i Apple, përpara se të ikte nga kjo botë sipas personave që ishin aty thonë se tri herë radhazi ka thënë: Oh, wow. Oh, wow. Oh, wow.

Joe DiMaggio

Kur po vdiste prej kancerit në mushkëri në vitin 1999, Joe tha “Më në fund do të shkoj të takoj Marylin”. Lojtari i Yankees i referohej bashkëshortes së tij Marilyn Monroe, e cila kish vdekur në vitin 1962.

Princesha Diana

Princesha Diana e Uellsit vdiq në një aksident të tmerrshëm rrugor në Paris në gusht 1997, pasi po ndiqej nga shumë paparacë. Thuhet se fjalët e saj të fundit ishin: “O Zot, çfarë ndodhi?”, para se të ndërronte jetë.

Zakonisht njerëzit para vdekjes i paramendojmë të qetë, por disa pacientë deri në fund mbesin të zemëruar në botën që e rrethon.

Njëri nga veteranëve e Luftës së Dytë Botërore mendonte se gjendet në kamp përqendrimi dhe i lut ushtarët nazist për jetën e vet.“Gjithçka në rregull Her. Ju jeni të lirë”, i ka thënë një mjek i cili fliste gjermanisht.

Një pacient, i cili vuante nga diabeti shpesh tallej në llogari të gjendjes së vet shëndetësore. Pasi që i është amputuar këmba, ai i ka buzëqeshur mjekut dhe ka thënë:“Lajme të mira doktor, megjithatë tani jam më i lehtë”.

Një pacient në një moment e ka pyetur infermieren:“Përse janë gjithë këta njerëz në dhomën time?” Infermierja u kthye dhe pa se dhoma ishte e zbrazët. Kur e ktheu shikimin te pacienti, ai veç kishte vdekur.

Login to post comments