×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të gjithë pyesin, pse baballarët shtojnë peshë pas lindjes së fëmijës

E mërkurë, 03 October 2018 18:23

Nuk është hamëndësim, por rezultat i një studimi të fundit. Meshkujt që bëhen prindër për herë të parë, fitojnë mesatarisht gjashtë kilogramë e gjysmë në vitin e parë të jetës të së porsalindurit.

Sipas një studimi të kryer nga “LighterLife Fast”, 22% e baballarëve të rinj shtojnë kilogramë në trupin e tyre, për motive që duken sa të njohura, aq edhe të papritura. Hulumtimi zbuloi se 1 në 10 baballarë të rinj fitojnë të njëjtën peshë si nënat e reja brenda vitit të parë të lindjes së fëmijës. Mbi 1,500 burra ishin subjekt i këtij studimi, i cili gjithashtu zbuloi momentet kur baballarët e rinj kuptuan shtimin e vërtetë të peshës:

-25% panë një pamje të pahijshme në veten e tyre
-27% kur rrobat u bënë më të ngushta në trupin e tyre
-15% konstatuan se u merrej shpejt fryma sidomos gjatë luajtes me fëmijën
-26% e kuptuan se kishin fituar peshë kur shqetësimet e tjera shëndetësore filluan të ndiheshin tek vetja

Por, vërtet pse baballarët e rinj fitojnë peshë? Ka shumë arsye përse prindërit për herë të parë e përjetojnë këtë ndryshim fizik. Sipas sondazhit, baballarët e rinj kanë më pak kohë të lirë për veten. 74 minuta më pak për të qenë më preçiz. Shumë baballarë të rinj gjithashtu thanë se nuk ushtrohen më dot në palestër dhe nuk shpenzojnë mjaft kohë për përgatitjen e vakteve të ngrënies.

Ekziston edhe humbja e pashmangshme e gjumit: Luhatja e gjumit nga mangësia tek ngopja, çon në prodhimin e niveleve më të ulta të testosteronit dhe hormonit të rritjes, të cilat mund të ndikojnë negativisht në fuqinë tuaj dhe në masën muskulare.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 19:32
Login to post comments