×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çajin e kemi pirë gjithë kohën gabim, shërbëtori i pallatit mbretëror ju tregon 4 rregullat e arta

Tuesday, 23 October 2018 11:44

Kërkojuni pesë njerëzve mënyrën më të mirë për të bërë një filxhan çaji dhe do të merrni pesë përgjigje të ndryshme. Por, kur është fjala për mënyrën e duhur të bërjes së gjërave, kush duhet të besohet më mirë se një ish-shërbëtor  mbretëror?

Grant Harrold, i cili ishte pjesë e stafit të guvernantëve në pallatin mbretëror në Angli gjatë periudhës së viteve 2005-2011 dhe ende jeton në pasurinë Highgrove të Princit të Wales kohët e fundit u shfaq në komedinë e BBC-së "Miss Holland", ku ndau katër rregullat e çajit.

Dhe nëse ju jeni një nga ata njerëz që prireni ta shërbeni çajin duke e hedhur atë në një filxhan në lëvizje rrethore, atëherë e keni gabim! Në vend të kësaj, Harrold këmbëngul se mënyra e vetme për të servirur çajin, qoftë në shtëpi apo kur keni miq të ftuar është ta nisni nga pjesa e mbrapme e filxhanit dhe me radhë.

Metoda e tij e saktë me katër hapa është kaq e përsosur:

1. Gjithmonë derdhni çajin nga çajniku në filxhan, jo direkt në këtë të fundit

2. Shtoni qumësht pasi keni hedhur çajin më parë, jo të kundërtën

3. Shtojeni në filxhan pa bërë lëvizje rrethore, por direkt

4. Trazojeni, mos ngurroni

Pra, pse rregullat strikte të tij? Sipas Harrold, ne kurrë nuk duhet ta derdhim çajin në filxhan me lëvizje rrethore, sepse kjo mund të shkaktojë që çaji të dalë jashtë filxhanit, ose më keq, të prodhojë një tingull zhurmues!

Ai shtoi se nëse ju ndodh që të shijoni disa biskota ose ëmbëlsira me çajin tuaj, atëherë ka më shumë rregulla për t'u marrë në konsideratë. "Mënyra mbretërore për të ngrënë një biskotë ose ëmbëlsirë është që ta presësh atë me thikë ose ta thyesh me duar nëse është biskotë".

Tani që edhe ne i mësuam këto rregulla të arta, nuk do i ndahemi më!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...