Përfitimet nëse mbyllni llogarinë tuaj në Facebook

Diel, 03 February 2019 17:11

Një studim i ri na tregon përfitimet që do të kemi nga mbyllja e Facebook. Studimi quhet The Welfare Effects of Social Media dhe është përpiluar nga hulumtuesit e Stanford dhe NYU. Është një prej hulumtimeve me të vlerësuara për median sociale dhe atë çfarë ndodh kur largohemi prej tyre.

Duke u larguar nga rrjetet sociale njerëzit bëhen më pozitivë, më subjektivë, forcojnë vëmendjen dhe shpenzojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen.

Hulumtuesit rekrutuan 2,844 përdorues të Facebook dhe më pas u kërkuan gjysmës prej tyre të ç’aktivizojnë llogaritë për një muaj.

Gjatë kësaj kohe i kontrollonin vazhdimisht dhe komunikonin me SMS për ti pyetur sesi ndiheshin.

Mbyllja e llogarisë në Facebook shkaktoi përmirësime të gjendjes së tyre psikologjike. Ata ishin më të lumtur, më pak depresivë, ndjenin më pak ankth dhe ndjenin kënaqësi më të madhe.

Përdoruesit të cilët u bën pjesë e studimi arritën të shkëputeshin nga Facebook plotësisht edhe pas përfundimit të tij, njofton PCW.

Login to post comments