43-vjeçari nga Ohajo i SHBA-së, klient i “McDonalds” ka kryer një padi pasi porositi dhe konsumoi një “milkshake”.
Ai pretendon se në të gjeti një mi të gjallë. Gjithashtu ai tregon se të nesërmen pasi konsumoi “milkshake” u sëmur dhe ka vjellë gjithë ditën.
Menaxheri i pikës ku bleu pijen e ka akuzuar nga ana tjetër se klienti e ka futur vetë miun në gotë. Por klienti i cili ka paditur “McDonalds” kërkon dëmshpërblim 85 000 dollarë nga kompania.
Kenneth Moyer Jr. thotë se piu shumicën e lëngut para se ta gjente miun brenda gotës