Keni ndërmend të filloni të vraponi për të mbajtur veten në formë? Këshilla e parë që mund t’ju japim është që ta nisni nga zgjedhja e një palë atleteve komode.
Mes morisë së praktikave sportive, vrapi është një moment shumë intim dhe ndryshe nga pjesa më e madhe e sporteve, ai nuk kërkon shpenzime të mëdha, si psh në pajisje.
Zgjidhni veshje të rehatshme (atlete dhe një t-shirt janë shumë mirë për të filluar).
Zgjidhni një detaj të veçantë (në veshje apo në atlete), që do t’ju bëjë më të dukshëm nëse është errësirë apo nëse zgjidhni të futeni në një zonë në të cilën qarkullojnë automjete.
Mbani me vete një shishe me ujë sepse hidratimi është gjithmonë i nevojshëm, aq më shumë kur bëhet sport dhe humbet një sasi e madhe mineralesh.
Nëse vraponi i vetëm, dëgjoni një listë këngësh në telefonin tuaj celular sepse do të kuptoni se lista e duhur do t’ju ritmin e duhur dhe do t’ju ulë lodhjen