Vendimi i papritur / Instagram heq opsionin që të gjithë e përdornin shumë

E mërkurë, 09 October 2019 08:55

 “Instagram” është një nga rrjetet sociale më të përdorur në botë dhe së fundmi ka bërë disa ndryshime për përdoruesit e tij. Teksa ka shtuar disa opsione të reja, “Instagram”-i ka vendosur që edhe të heqë disa opsione të vjetra.

Ky rrjet social ka njoftuar se duke nisur nga kjo javë, faqen “Following” nuk do të mundi ta përdorni më. Gjithashtu shton se të gjitha llogaritë që e kanë ende këtë opsion, shumë shpejt nuk do ta kenë në “Instagram”.

Me pak fjalë faqja që na kishte fiksuar të gjithëve nuk do të funksionojë më dhe askush s’do të mund të shohë më aktivitetin e dikujt tjetër, cilin ndjek, cilin pëlqen e cilin komenton. “Jo të gjithë përdoruesit e dinin se veprimtaria e tyre u shfaqej gati të gjithëve dhe habiteshin kur e mësonin një gjë të tillë.

Thjeshtësia ishte faktori nxitës”, ka thënë Vishal Shah për “Buzzfeed News”. Ky proces i heqjes së “Following” do të përfundojë javën e ardhshme, ndaj kemi një javë kohë të marrim veten.

2-48.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...