Parfumi është një produkt i pandashëm për shumicën e vajzave. Shpesh herë aroma nuk zgjat aq sa dëshironi dhe si rrjedhojë jeni të detyruar/a që të mbani shishen e parfumit me vete. Ndodh që edhe pse shpenzojmë shuma të mëdha parash, aroma zhduket pas disa orësh. Kjo nuk ndodh për faj të cilësisë së parfumit, por për shkak të mënyrës së gabuar që e hedhim. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si një parfum do rezistojë më tepër, sipas ‘Bright Side’:
Nuk duhet t’i mbani afër shishet e parfumeve me aroma të ndryshme Nëse përdorni disa lloje produkte kozmetike që kanë të bëjnë me parfumet, si deodoranti, spërkatës të ndryshëm me aromë, mundohuni t’i keni të gjithë në të njëjtën aromë, sepse përndryshe secilit do t’u ikë aroma fillestare.
Zgjidhni aromën e parfumit sipas stinës
Duhet të keni parasysh se jo çdo lloj arome përdoret në çdo kohë. Duhet të njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të përdorni erëra të lehta. Gjatë stinës së dimrit ose edhe kur jeni për një darkë, duhet të hidhni një parfum më të fortë.
Mos i fërkoni duart kur hidhni parfum
Një nga gabimet që bëjmë shpesh është fërkimi i duarve pasi hedhim parfum. Duke e bërë këtë veprim, ju shkatërroni molekulat e parfumit.