Vetë Sukur e ka rrëfyer gjendjen e tij aktuale në një intervistë për gjermanen ‘Welt am Sonntag’, ku i atribuon shkatërrimin e tij faktit të të qenit opozitar me presidentin turk, që i ka kushtuar edhe ngrirjen e të gjithë pasurive të tij në vendin e origjinës.

Pasi u largua nga futbolli i luajtur në 2008, Sukur ndërmori nje karrierë politike, duke u rreshtuar me partinë e Erdogan (AKP) e në 2011 u zgjodh edhe në parlament. Por në 2016 u akuzua se kishte marrë pjesë në grushtin e shtetit, më pas të dështuar, e se ishte njeriu pranë Fetullah Gulen, ish-aleati e më pas armiku i presidentit turk. “Faj? Gjithnjë kam bërë gjëra të ligjshme. Nuk jam tradhëtar ose terrorist. Jam armik i qeverisë por jo i Shtetit apo Kombit, e dua vendin tim”, ka treguar ish-ylli i futbollit turk.

Sukur thotë se babai i tij është në burg dhe pasuritë e tij në Turqi janë konfiskuar – duke bërë që ai të largohet dëshpërimisht në SHBA, duke e detyruar atë të përdorë çdo mjet të mundshëm për të siguruar jetesën për familjen e tij.

“Unë punoj Uber taksi dhe shes libra. Unë kam filluar të punoj”.

“Të gjithë ata që kanë një lidhje me mua kanë probleme financiare. Nuk më mbetet asgjë. Kam dhjetëra miliona euro pronë në Turqi, por gjithçka është konfiskuar”.

“Erdogan mori gjithçka nga unë: të drejtën time për liri, të drejtën time për t’u shprehur, të drejtën time për të punuar”.

“Butikun e gruas time e thyen duke e gjuajtur me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan dhe babai im u dërgua me burg”.

“Kur u largova për në SHBA, babai im u bllokua dhe u morën pasuritë e mia”, tregon Sukur.

Sukur vlerësohet si futbollisti më i madh i Turqisë ndonjëherë me 52 gola nga 112 ndeshje.

Sukur insiston se ai ende e do vendin e tij – por jo udhëheqësin i tij, pasi problemi sipas tij është me presidentin aktual, Erdogan.

“Unë jam armik i qeverisë, jo i shtetit dhe jo i kombit turk. Unë e dua flamurin tonë, vendin tonë”.

“Unë jam një armik i politikës së gabuar dhe një qëndrim që synon të shkëputet nga perëndimi”, ka thënë ai.