Ndahen çmimeve ‘Bafta’, “1917” triumfon në natën e madhe të ‘Oskarëve’ britanik

Hënë, 03 February 2020 11:19

Mbrëmjen e djeshme në Londër u ndanë çmimet Bafta’ ose sic njihen ndryshe “Oskarët Britanikë”. Protagonisti i kësaj mbrëmje ishte filmi ‘1917’ i regjisorit Sam Mendes, i cili ka rrëmbyer 7 çmime.

Drama, që tregon një histori gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte fituesja e madhe e natës, pasi mori me vete 7 çmime, përfshi regjinë më të mirë për Sam Mendes, figurën më të mirë, filmi më i mirë britanik, miksazhi më i mirë i zërit, produksioni më i mirë dhe çmimin për efektet vizuale.

Ndërsa Renée Zellëeger (Judy) dhe Joaquin Phoenix (Joker) morën çmimin si aktorët më të mirë. Zhgënjim të madh këtë mbrëmje pati filmi, “The Irishman”, i cili u kthye në shtëpi pa asnjë çmim edhe pse kishte 10 nominime.

Çmimet ‘Bafta’ për aktorët më të mirë joprotagonistë shkon për Laura Dern më filmin “History of a Ëedding” dhe Brad Pitt për filmin, “Once upon a time in … Hollywood”.

Por, nuk kaloi pa kritika ndarja e çmimeve britanike kur vjen puna tek nominimi i aktorëve me ngjyrë apo kandidimi i meshkujve. Në lidhje me këtë, Joaquin Phoenix, teksa mori kupën e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Joker”, tha se lista e kandidaturave është një mesazh i qartë për aktorët me ngjyrë se nuk janë të mirëpritur në këtë akademi. Amanda Berry, Presidentja e çmimeve ‘Bafta’ reagoi duke shprehur zemërim për keqkuptimin e situatës.

Login to post comments