E lindur në Romë në 1955 Francesca Romana Rivelli, ra në sy në moshën 14-vjecare nga regjisori Damianio Damiani, që e zgjodhi në filmin e tij ‘Gruaja më e bukur’.
Në 1974 ajo interpretoi në krah të Ugo Tognazzi në xhirimin e “Romanzo popolare”, një film dramatik i Mario Monicelli që i hapi dyert e kinemasë. Në vitet më pas ajo punoi me Vittorio Gassman, Gérard Depardieu, Marcello Mastroianni dhe Adriano Celentano.
Në 1980 ajo u zgjodh edhe nga Hollyëood me kolosalin “Flash Gordon”, dhe në 1984 interpretoi në krah të Jeremy Irons, Fanny Ardant e Alain Delon në filmin ‘Një dashuri e Sëann;. Në vitet e fundit ajo u kthye në shesh xhirime për Ëoody Allen (“To Rome with love”) dhe për regjisorin italian Paolo Virzi (Netë magjike), Domenico Fortunato (“Wine to love”) dhe Fabrizio Guarducci (“Mare di grano”).
Ornella Muti ka qenë e martuar dy herë, me aktorin Alessio Orano dhe me Federico Fachinetti.
Artistja ka tre fëmijë, Naike, që e ka me Oranon, Andrean dhe Carolinan, që kanë lindur nga martesa me Fachinetti.