Koronavirusi/ Çfarë ndodh me trupin tonë gjatë izolimit dhe si duhet te sillemi ...

Diel, 15 Mars 2020 10:08

Qëndrimi i gjatë në shtëpi, mungesa e aktivitetit fizik dhe reduktimi i marrëdhënieve sociale jep pasoja të dukshme në trupin dhe mendjen tonë
Mungesa e ecjes apo aktiviteteve të tjera fizike ndikon shumë në shëndetin tonë mendor.
Kjo shpjegon pse tani (ose në ditët në vazhdim) ndiheni në trishtuar, acaroheni lehtësisht apo keni herë pas here ndjesi të pakëndshme që ju duket sikur erdhën nga asgjëja.
Mjaftojnë vetëm 2 javë mungese aktiviteti që masa muskulare e juaja të dobësohet. Madje, studimet kanë treguar që obezët që prej kohësh ushtrohen dhe pastaj marrin një muaj pushim, e humbasin të gjithë përmirësimin që mund të kenë marrë gjatë kohës kur merreshin me aerobi.
Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtroheni në ambientet tuaja. Sigurisht që kjo periudhë e vështirë shoqërohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frikë apo inate. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj kësaj, janë ata që kanë patur apo vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin mendor.
Gjithsesi sa shumë i vuan dikush pasojat e karantinimit, varet edhe nga karakteri i njeriut. Për ekstrovertët, që duan të dalin gjithë kohës dhe të jenë në kontakt me njerëz të tjerë, është më e vështirë se për introvertët, të cilët gjejnë rehat në kolltukun dhe librin e preferuar. Mos harroni të ushtroheni dhe njëkohësisht të hani mirë, për të forcuar imunitetin dhe për t’u ndjerë energjikë.
Përsa i përket përmirësimit të humorit, konsideroni komunikimin virtual. Video call-et dhe mesazhet do t’ju bëjnë të ndiheni më mire

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...