Ndërsa stafet mjekësore përballen me koronavirusin shumë njerëz kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar në këtë betejë me “armikun e padukshëm”.
Dhe duket se Princi William i Britanisë është mes njerëzve që do japin kontributin e tyre në këtë luftë.
Raportohet se ai dëshiron ti kthehet punës së tij si pilot i ambulancës ajror për të dhënë ndihmën e tij në luftën kundër koronavirusit.
Ai do të transportojë pacientët me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Kujtojmë që babai i tij, Princ Charles u infektua me koronavirus dhe vetëm pak ditë më parë doli nga izolimi.
Të dy gjyshërit e William, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, janë në izolim.
Dhe Mbreti i ardhshëm britanik dëshiron të shkojë më tej për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
“William e ka menduar seriozisht të kthehet si një pilot i ambulancës ajrore për të ndihmuar në pandeminë aktuale. Ai e di se i gjithë vendi po bën përpjekjet e tij dhe dëshiron të ndihmojë,”– tha një burim pranë Princit.
Por shtoi se roli i tij ai i vetmi anëtar aktiv i familjes mbretërore është thelbësor.
“Ky rol është edhe më i rëndësishëm tani, duke pasur parasysh që Charles është sëmurë, Harry është larguar me Meghan. Por William është shumë i prirur të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar,”- u shpreh burimi.