Elton John performoi në kopshtin e tij, Paul McCartney para banakut të kuzhinës, Stevie Wonder në dhomën e tij të muzikës dhe Celine Dion në dhomën e saj të pianos.
Këta artistë dhe shumë të tjerë vendosën të këndonin teksa shoqëronin veten me një instrument muzikor, si një mënyrë për të ngritur moralin e shoqërisë në këto kohë krize.
Duke qënë se aktivitetet e mëdha dhe koncertet janë anulluar, artistë me famë botërore morën këtë iniciativë dhe vendosën të argëtonin fansat e tyre, pa asnjë përfitim.
Ata zgjodhën një ambient në shtëpinë e tyre dhe filmuan veten teksa këndonin këngë që të zgjonin shpresën në shpirtin e secilit person që i dëgjonte.