Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti 2013 titulluar “Drunk In Love”.
Në këngën në fjalë Jay këndon: “Unë jam Ike, Turner, kthehu / Bebe jo nuk luaj / Tani ha tortën, Anna Mae / Unë thashë haje tortën, Anna Mae” – gjë që çoi në një postim në Tëitter ku shkruhej: “Një shembull tragjik i talljes së Tina Turner dhe shpërfilljes së abuzimit të saj”.
Skena u përsërit në filmin biografik të vitit 1993, me titull “What’s Love Got to Do With It”, në të cilin një debat midis Tina-s (rol i luajtur nga luajtur nga Angela Bassett) dhe Ike (rol i luajtur nga Laërence Fishburne) abuzohet fizikisht dhe ai e detyron atë të hajë tortën që kishte porositur në një restorant.
Pas kësaj, disa përdorues të Twiter-it shkruanin se: “’Drunk In Love’ ishte një shembull tragjik i talljes së pakrahasueshme të Tina Turner dhe shpërfilljes së abuzimit të saj”.
Fansat reaguan në Twitter me statuse të shumta, me një që shkruante: “Ende nuk mund ta kapërdij faktin se Jay Z ka thënë ‘ha tortën Anna Mae, ha tortën’ në ‘Drunk In Love’. Kur kuptova se ishte referencë që Ike e detyroi Tinan të hante tortën gjatë një grindjeje mes tyre, një turp i madh”.