Një i ri nga Kosova, i cili jeton në Brooklyn ka surprizuar jurinë e "American Idol" me zërin e tij.
Ai preku të gjithë me historinë e tij ku shprehu se talentin e ka marr nga mamaja e tij, e cila gjatë luftës në Kosovë ishte shtatzënë dhe më pas u diagnostifikua me sklerozë.
"Më theu zemrën, u kujdesa për të. Ndonjëherë ajo qante në shpatullat e mia dhe nuk donte të fliste me asnjë. Prandaj e bëj gjithë këtë. E bëj për mamin, sepse nuk pati mundësinë ta plotësonte ëndrrën e saj, kështu që unë po e bëj për ne të dy", tha ai.
Pasi këndoi këngën që kishte vendosur për të kryer audicionin atij iu kërkua të telefonoj mamanë e tij me të cilën foli shqip.
Katy Perry i kërkoi të këndoj një këngë shqiptare për mamanë e tij dhe ai zgjodhi të këndoj këngën e mërgimtarit.
Pasi dhuroi emocion tek të gjithë ai u pranua dhe do të shkoj në Holliwood.