Ku është parashikimi i motit për ditën e sotme.
Pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në zonat malore.
Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në territor por vranësira të shpeshta do ketë në Veri e zonat Lindore ku priten shira të izoluar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.
Europa
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.
Me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu paraqitet Veriu dhe Verilindja e kontinentit. Po ashtu, shira të dobët do ketë pjesërisht Europa Qendrore dhe Veriperëndimore. Por me kthjellime e vranësira kalimtare dominohet pjesa më e madhe e Europës Jugore.