Në letrën e shkruar prej tyre, familja e muzikantëve e quanin Aviciin “një kërkues, një shpirt artistik i brishtë që kërkonte përgjigje për pyetjet ekzistenciale” dhe “një perfeksionist në arritjet e tij, i cili punoi shumë me një ritëm që çoi në stres ekstrem”.
“Kur ai e ndaloi turneun e tij, Avicii donte të arrinte një ekuilibër në jetë për të qenë i lumtur dhe të ishte në gjendje të bënte atë që donte më shumë – muzikë. Ai me të vërtetë luftonte me mendimet rreth kuptimit, jetës, lumturisë.
“Ai nuk mund të vazhdonte dot më, donte të gjente paqe. Ai nuk ishte një makineri ishte një djalë i ndjeshëm i cili i donte fansat e tij. Tim punonte me ritme që e çuan atë në nivele të larta stresi.
Tim, do të jesh përgjithmonë i dashuruar dhe fatkeqësisht i humbur. Personi që ishe dhe muzika jote do të na mbajë gjallë kujtimin për ty”, shkruhet në letrën e familjes.
Ndërkohë policia e Oman ka deklaruar se nuk kanë një pistë kriminale, por është ende duke hetuar për vdekjen e DJ të njohur suedez.
Krijuesi i hitit “Lonely Together” u gjet i vdekur në hotelin e tij në Muscat, Oman, javën e kaluar.