Ndodh shpesh që të ngatërrojmë vendin ku duam të shkruajmë. Por ka njerëz të cilët kanë bërë gafa të mëdha duke ngatërruar Facebookun me Googlen.
Një faqe joaktive në Facebook që quhet Google Search App ka ngatërruar me dhjetëra të moshuar dhe përdorues të rinj të Facebook. Këta persona kanë menduar se kjo faqe është Google i vërtetë dhe kanë postuar shqetësimet dhe pyetjet e tyre në faqen kryesore të kësaj llogarie.
Të mërzit fakti që këta njerëz kanë probleme me përdorimin e internetit, por është edhe argëtuese njëkohësisht. Për fatin e tyre të keq, ata kanë shkruar gjëra shumë private dhe të sikletshme që mund t’i shohin të gjithë.
Dikush dëshiron të dijë se ç’sëmundje shkakton kruarje në anus, dikush tjetër të dijë moshën e Clint Eastëood. Një tjetër dëshiron të dëgjojë muzikë në Youtube por është komplet në vendin e gabuar. Ka edhe nga ata që janë zemër mirë dhe u kthejnë përgjigje në komente kërkesave të këtyre përdoruesve fatkeq.