Parashikimi i motit, e martë 1 maj 2018

Tuesday, 01 May 2018 07:58

Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare gjatë paradites në gjithë territorin. Por pasditja fuqizon vranësirat në vend, kryesisht në Veri dhe zonat Juglindore ku priten edhe shira afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim 2 ballë.

Europa 

Vijon moti me vranësira të shpeshta dhe shira të herë pas hershëm në Europën Perëndimore dhe pjesërisht në Qendër dhe Mesdhe. Ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë pjesa më e madhe e Europës. 

Login to post comments