‘Çmendet’ moti, ja sa shkojnë temperaturat nesër

Tuesday, 01 May 2018 16:29

Edhe këtë të mërkurë temperaturat do të jenë aq të larta sa mund ta mendoni njëherë të shkoni në plazh nëse nuk keni punë.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave Igjeum, nesër priten rritje temperaturash, të cilat shkojnë deri në 33 gradë.

Njoftimi i IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.01) dhe nesër (e mërkurë, dt.02) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Ndërsa qarqet e tjera pritet të kenë vetëm reshje të lokalizuara (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 29 °C
në vendet e ulëta: 15 / 33 °C
në vendet malore: 10 / 26 °C

ERA
Sot pasdite (e martë, dt.01) dhe nesër (e mërkurë, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë.

Login to post comments