Besimi te vetja është një ndër veçoritë më të rëndësishme që mund të kemi dhe shpesh është cilësuar si çelësi për promovimin në punë dhe suksesin e përgjithshëm në jetë.
Studime të ndryshme kanë gjetur se vetëbesimi në punë mund të çojë në më shumë rritje në detyrë. Por një studim pilot i Universitetit të Melburnit nxjerr në pah lidhjen mes nivelit të vetëbesimit në shkollën fillore dhe suksesit në jetën profesionale më vonë.
Një tjetër kërkim thekson se studentët që marrin një shprehje besimi në aftësitë e tyre – edhe pse të shoqëruara me kritika – arrijnë rezultate më të mira se sa atyre që u thuhet që “të synojnë për standarde më të larta”.
Por vetëbesimi duket diçka e paarritshme, veçanërisht kur jemi përpara një prezantimi apo ngjarje të rëndësishme.
Edhe pse shpesh mendojmë se do ta “fitojmë besimin” në një kohë gjatë, disa ndryshime të vogla japin ndikim të menjëhershëm në rritjen e vetëbesimit.
Më poshtë janë disa truke të vogla që mund t’i përdorni. Hidhini një sy për të kuptuar se si mund të ndikojnë në rritjen e besimit në vete në një mbledhje të rëndësishme apo intervistë… /monitor.al/