Moti vijon me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të herë pas hershëm në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja sjell intensifikim të përkohshëm të shirave në të gjithë territorin deri në mbrëmje kur shirat do jenë të dobët në zona të izoluara.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit në gjithë vendin por mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave në Qendër dhe Jug të vendit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Sa i përket Evropës pjesa më e madhe e kontinentit paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu dominojnë Europën Juglindore dhe pjesërisht zonat Qendrore të saj.