Ava Gardner: Jeta, fama, dashuritë e “kafshës më të bukur të botës”

Diel, 06 May 2018 18:52

Gjithçka filloi me një foto të një fshatareje të varur në xhamin e një studioje fotografi në Fifth Avenue në Nju Jork. Fotoja në bardh e zi nuk tregonte ngjyrën e syve të gruas: jeshil si gruri jeshil dhe jeshil si limoni jeshil apo si smeraldi. Në një shtëpi në Brogden, Karolinën e Veriut, natën e 24 dhjetorit të 1922, natë vigjilje Krishtlindjeje, por jo për çiftin Garder (Jonas dhe Molly) sepse u erdhi në jetë fëmija i gjashtë dhe për të mbjellë pambuk dhe duhan nuk mjaftonte për të mbushur pjatat. E quajnë Ava Lavinia Garder që nuk mban një bukë nën sqetull, por preludin e dhimbjeve.

Çifti e humb fermën dhe Jonas punësohet në një sipërmarrje sharre dhe Molly kthehet në guzhiniere dhe pastruese. Në moshën 13 vjeçare Ava merr mësime sekretariati, sepse nuk mund të luajë ndonjë rol tjetër; për një fshatare të rrënuar kjo është e tepërt. Në vtin 1940, në moshën 18 vjeçare dhe me një bukuri që nuk duket e kësaj bote, ashtu si do të shpreheshin shumë të famshëm për të, udhëton drejt Nju Jorkut për të vizituar një motër të martuar me një fotograf. Serendipity, lumturi rastësore: burri e fokuson, shtyp klik dhe merr atë imazh në celuloid. Ava dhe rruga ku kalojmë miliona njerëz në ditë….në një prej tyre, Barnard Duhan me profesion zbulues talentesh i Metro Goldwyn Mayer.

Si një ambasador i parajsës pyet se kush është ajo vajzë, e gjen, i lë takim dhe Ava del prej aty me një kontratë për 7 vite. Fillimisht merr mësime të artit dramatik dhe të diksionit, sepse theksi amerikano – juglindor dhe ekrani janë armiq. Në vitin 1942 ajo nuk është veçse një pjesëmarrëse festash dhe me një afishe që thotë: “Ava Lavinia Gardner një metër e 70 cm, me përmasa 92–50–92”. Do ende kohë kur një gazetar i show business –it do ta përkufizonte kështu : “Është kafsha më e bukur e botës”. Shumë shpejt, sipas mënyrës Hollivudiane, dy martesa: me Mickey Rooney që ishte një ikonë (kishte aktruar qysh fëmijë deri në moshën 94 vjeçare) dhe tjetra me mbretin e klarinetës Artie Shaw.

Martesa të shpejta, një për çdo vit, por pak më vonë në vitin 1951 martesë me njeriun e jetës, për mirë dhe për keq, për të ngritur stuhi dhe skandale, për t’u dashuruar, për t’u urryer, për t’u dashuruar sërish dhe për të mos u harruar; martesa me Frenk Sinatrën. Asnjëri prej tyre nuk përjetoi një pasion kaq brutal. Lumej alkooli, seks i papërsëritshëm, sipas tyre, por e pamundur për t’i qëndruar kohës. Frenku do të shprehej: “Nuk mund të vazhdojmë, sepse jemi shumë të ngjashëm”. Vendi përfundimtar i lidhjes së tyre ishte Spanja. Ava mbërriti aty për të filmuar “Pandora dhe holandezi fluturues” në Tossa de Mar, në Kosta Brava dhe ky vend i hyri në gjak si një helm. Frekuentim baresh, netë të kaluara jashtë, demat, por mbi të gjitha toreadorët si Mario Cabré në fillim dhe Luis Miguel Dominguín më vonë, pa u ruajtur, përpara gjithë shtypit.

Ajo do të shprehej kështu: “Më magjeps Spanja, sepse më ngjan shumë mua, është e dhunshme, rurale dhe kapriçoze!” Lajmet fluturonin për të dhe dashnorët e saj dhe i mbërrijnë në vesh Sinatrës, jeta e të cilit nuk ishte ajo e një murgu dhe që mbërrin për herë të parë në Spanjë për t’u takuar me Avën, i verbër nga mëria dhe nga xhelozia me 7 kuti Coca-Cola-e dhe me një varëse smeraldi. Është i paharrueshëm kërcënimi i tij: “Nëse të dëgjoj të flasësh për atë tipin do t’ju vras të dyve!” Ai tipi ishte Mario Cabré. Një natë e vizitoi një gazetar: “Si mundet një grua si ty të dashurojë një burrë si Sinatra që peshon 50 kilogramë? – Sepse 7 janë prej mishi dhe 43 penis”… Dhe u largua si gjithmonë për t’u dehur. Në vitin 1957 pas 7 vitesh egërsi divorcohen, por nuk e harruan kurrë njëri-tjetrin, as edhe për sarkazmën. Kur ajo mori vesh martesën e tij me Mia Farrow u shpreh: “Gjithmonë e kam ditur se Frenku do të përfundonte në krevat me një djalosh” Ava nuk ishte një aktore e madhe, por nuk i hyri shumë në punë, sepse bukuria dhe magnetizmi mjaftonin për të në këtë profesion.

Shquhej për një forcë titanike. Sipas një regjisori të famshëm edhe po të kishte fjetur një orë ishte e aftë të filmonte përgjatë 10 të tillave, pa i rënë të fikët dhe të përsëriste saktësisht frazat. Ajo do të shprehej kështu: “ Janë genet e mia prej fshatareje”. Kaluan nga krevati i saj disa nga mitet e kinemasë si Burt Lancaster, Clark Gable, Robert Taylor, Gregory Peck, Robert Mitchum.

Le ta kujtojmë kështu “kafshën më të bukur të botës” që për shkak të jetës nuk ishte kafsha më e lumtur.

“Gjithmonë kam dashuruar shumë mirë, por kurrë me zgjuarsi. Mbërrin një moment ku kthehesh në një plak pusht. Piva gjithë alkoolin e botës, por nuk e shijova. E bëja për të tejkaluar ndrojtjen time. Aktrimi nuk shërbeu për asgjë. Admiroj Greta Garbon. Kur filloi muzgu i saj diti të tërhiqej me dinjitet. Më dhemb që jeta më privoi nga gëzimi i të qënit nënë. Dua të jetoj 150 vjet, por ditën që do të vdes të jetë me një cigare në dorë dhe me whisky në tjetrën. Frenk Sinatra kishte diçka në zërin e tij që e kam dëgjuar vetëm tek dy persona: Judy Garland dhe María Callas, një cilësi që më bën të qaj nga lumturia.”

Iku shpejt nga kjo botë, më 25 janar të 1990 në moshën 67 vjeçare në Londër. E goditi pneumonia, pinte duhan që në moshën 8 vjeçare. Ky dhe alkooli e ndihmuan të ikte. Fjalët e fundit që dëgjoi guvernantja e saj ishin: “Jam e lodhur!” Sinatra do të vdiste 8 vite më vonë. Trupi i Avës ndodhet në Sunset Memorial Park të Smithfield, Karolina e Veriut, e njëjta tokë që e pa të lindte. / F. Agastra – Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...