×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

E Çuditshme/ Britania fushatë për ‘zhdukjen’ e pecetave të lagura

Tuesday, 08 May 2018 10:36

Pecetat e lagura, zakonisht të përdorura për të fshirë gishtat pasi janë bërë pis me ndonjë lëndë ngjitëse, apo heqjen e “make up”-it të syve, sikurse edhe për pjesë të tjera të trupit veçanërisht te bebat e vegjël, ndoshta do të duhet të zhduken edhe vet nga qarkullimi në dy dekadat e ardhshme.

Qeveria britanike ka njoftuar planet e saj për eliminimin e mbetjeve plastike, që përfshijnë edhe produktet njëpërdorimshme si pecetat e lagura. Sipas argumenteve të saj, këto letra përmbajnë plastikë të padekompozueshme.

Në këtë mënyrë, prodhuesit ose do të duhet të prodhojnë peceta pa plastikë në përbërje, ose konsumatorët do të duhet të bëjnë pa to.

Pecetat e lagura rezultojnë shkaktare të 93 për qind të bllokimeve të kanalizimeve në Britani, një element kyç i pengesave gjigante famëkeqe të njohura si “fatbergs”, apo grumbuj të mëdhenj të ngurtësuar që bllokojnë kanalizimet, sipas organizmit “Water UK” që përfaqëson të gjitha kompanitë e ujësjellësit dhe kanalizimeve në ishull.

Kjo ka detyruar qeverinë dhe industrinë të fokusohen në fushatat bindëse ndaj konsumatorëve për të mos i hedhur ato në sistemin e ujërave të ndotur.

“Jemi duke punuar me prodhuesit dhe shitësit me pakicë të letrave të lagura, që të sigurojnë se etiketimet në paketim të jenë të qarta dhe njerëzit të dinë qartësisht sesi t’i përdorin ato më së miri”, tha një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit (DEFRA).

Kryeministrja Theresa May u zotua gjatë janarit të zhdukte “të gjitha mbetjet e shmangshme të plastikës” deri në vitin 2042. Qeveria ka thënë gjithashtu se do të konsultohet mbi faktin nëse duhet apo jo t’i ndalojnë paketimet plastike të shumë produkteve./Tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...