Kur përballeni me një gjendje bllokimi të kreativitetit, urtësia e përgjithshme thotë se ju duhet një shëtitje, stërvitje apo një gjumë. Që të gjitha kanë të njëjtin efekt: ju largojnë nga mbingarkimi me problemin.
Studimet e reja tregojnë se udhëtimet rrisin nivelin tuaj të kreativitetit dhe bëjnë që truri juaj të prodhojë mendime pozitive.
Udhëtimet ju mundësojnë që të jeni larg fizikisht nga ndonjë problem, me çka do të mund ta shihni më qartë dhe të hapeni me mendime kreative.
Puna kreative na mundëson që të zgjerojmë zonat mentale të komfortit dhe të shohim atë që na rrethon nga një perspektivë e re.
Arsyeja pse udhëtimet ju bëjnë më kreativ është ekspozimi ndaj njerëzve të rinj, kulturave, religjioneve, gjuhëve, zakoneve të ndryshme.
Ekspozimi e zgjeron perspektivën e udhëtarit dhe e rrit nivelin e pozitivitetit- gjendjen ideale të funksionimit të trurit. Personat kreativë dhe që udhëtojnë kanë personalitete më të hapura dhe më pak paragjykuese.