Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; vranësira më të shpeshta lokalizohen në zonat Lindore. Pas mesditës vranësirat bëhen të dendura në territor duke sjellë shira të përkohshëm në Ultësirën Perëndimore por shira më të dendur në zonat malore ndërsa Jugperëndimi vijon pa shira.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor por në det vijon dallgëzim i ulët.
Europa
Vranësira dhe shira të përkohshëm vijojnë në Juglindje dhe zona të izoluara të Europës Qendrore dhe Veriore. Por në pjesën më të madhe të kontinentit mbeten dominante kthjellimet me vranësira të shpeshta.