Përdorues të ndryshëm përreth globit, kryesisht në Europë, SHBA, Japoni dhe Malajzi kanë pasur probleme me rifreskimin e seksionit të fotove në Instagram.
Persona të ndryshëm raportojnë se nëse shikonin përmes uebsajtit të Instagram mund të shikonin se çfarë kishin postuar miqtë e tyre, ndërsa në Aplikacion kjo nuk ndodhte.
Por sipas uebsajtit Down Detector problemi ka zgjatur disa minuta, e për shumicën e përdoruesve është rikthyer normalisht shërbimi në 14:30.