×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Disa sekrete që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre...

Tuesday, 15 May 2018 11:05

Shumica e prindërve e cekin shumë pak njohurinë financiare kur vjen puna te mësimet e jetës që u japin fëmijëve të tyre, por duket se prindërit e pasur bëjnë ekzaktësisht të kundërtën. Këtë sekret, Steve Siebold e zbuloi pasi kaloi 34 vite duke intervistuar dhe vëzhguar më shumë se 1200 milionerë të bërë vetë.

Ndoshta dobia e të kuptuarit të parasë dhe matematikës nuk duhet të na habisë. Një analizë e vitit 2007 me 35000 nxënës parashkollorë në SHBA, Kanada dhe Angli zbuloi se zhvillimi i aftësive matematikore që në moshë të hershme sjell avantazh të madh.

Zotërimi i aftësive matematikore parashikon jo vetëm arritjet e të ardhmes në matematikë, por edhe në lexim. Më poshtë janë disa prej këshillave më të rëndësishme të prindërimit, nga ata që kanë patur sukses financiar në jetë, dhe që Siebold i bëri të ditura për CNBC.

  1. Rrethohuni nga njerëz të suksesshëm

Mund të jetë njësoj e thjeshtë si të luash sporte që dominohen nga njerëz të pasur, si për shembull golfi. Kjo ju krijon shanse rrjetëzimi, këshillon Siebold. Ai thotë për CNBC: “Duhet të keni miq të pasur. Ekspozimi ndaj vetëdijësimit të tyre të lartë për çdo gjë që lidhet me pasurinë, do të zgjerojë në mënyrë dramatike mënyrën se si mendoni”.

  1. Fitoni para duke zgjidhur probleme

Nëse jeni të fiksuar pas pasurimit, mund të ndihmoni në ndërkohë të tjerët. Nëse ndihmoni për të zgjidhur një problem të përhapur, kjo është një mënyrë e sigurt për të fituar para. Siebold tha për CNBC: “Kaloni kohë vetëm në argëtim, dhe do të vuani financiarisht gjithë jetën. Investojeni kohën tuaj duke krijuar zgjidhje për problemet e njerëzve, dhe nuk do të humbni asnjë minutë gjumë prej shqetësimit se si do të paguani kredinë”.

  1. Zgjidhni një karrierë që e doni

Do të jeni shumë më të motivuar nëse fitoni para duke bërë një punë që e doni, se sa një që e urreni. Por kjo gjë harrohet shumë kollaj gjatë garës për t’u pasuruar. Siebold i tha CNBC: “Është e vështirë të harxhosh kohën dhe energjinë e nevojshme për një profesion që të mërzit, apo që ka shumë pak kuptim përtej parave. Të zgjohesh përditë i ngazëllyer që po shkon në punë, kjo është formë për bollëk financiar, përmbushje emocionale dhe kënaqësi në jetë”.

  1. Shpenzoni me kujdes

Edhe nëse paga juaj është e madhe, buxhetimi është sërish shumë i rëndësishëm që të mbeteni të pasur. Siebold i dha një paralajmërim CNBC: “Shpenzimet e tepruara të shkatërrojnë. U ndodh përditë njerëzve që kanë miliona dollarë në dispozicion”.

  1. Ju meritoni t’ia dilni

Më e rëndësishmja, mos e harroni kurrë se ju e meritoni begatinë. Ajo nuk duhet të jetë e rezervuar vetëm për njerëz me një të kaluar të caktuar. Të besosh te vetja, kjo e bën të mundur, argumenton Siebold. “Të vetmit që thonë se nuk e meritoni, janë ata që nuk ia kanë dalë dot kurrë. Më besoni, kur të jeni bërë të pasur, do të jeni të bindur që e keni fituar vetë”./'The Independent'/Bota.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...