Një diamant i rrallë blu që ka kaluar 300 vitet e fundit në shtëpitë mbretërore të Europës është shitur në ankand në Gjenevë për 6.7 milionë dollarë.
Blue Farnese iu dha si një dhuratë martese Elisabeth Farnese, vajzës së Dukës së Parmës kur u martua me Filipin V të Spanjës në 1715. Më pas, ai kalonte nëpër breza duke u zhvendosur nga Spanja në Francë, Itali dhe Austri.
Diamanti 6.1 karat vjen nga miniera e famshme Golconda e Indisë. Oferta fituese, e bërë nga një blerës ende i paidentifikuar, tejkaloi vlerësimet para shitjes, të cilat e çmonin xhevahirin midis 3.7 dh 5.3 milionë dollarë.
“Ne ishim duke pritur një rezultat të mirë, por filluam nga 3.5 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë dollarë, kështu që tejkaloi pritshmërinë tonë”, tha specialistja e bizhuterive Sotheby, Daniela Mascetti.