×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shpirtrat binjakë janë më tepër nga sa i imagjinojmë….

E mërkurë, 16 May 2018 20:03

Janë partnerët tanë romantikë, persona me të cilët ndajmë jetët tona apo persona që nuk na lënë pavarësisht se çfarë ndodh? Shpirtrat binjakë janë persona që janë të distancuar nga ne në njëfarë mënyrë, apo mund të gjesh shpirtra binjakë në personat që takon rastësisht në jetë?

Shpirtrat tanë binjakë mund të jenë prindërit, kushërinjtë, vëllezërit, motrat, apo miqtët anë. Janë ata njerëz që na nxisin të ndryshojmë përgjithmonë. Në ndryshim nga çfarë mendon shumica, nuk e mendoj se shpirtrat binjakë janë domosdoshmërisht partnerë romantikë. Unë besoj se ata mund të gjenden në çdo lloj marrëdhënieje. Është e mjaftueshme të na kuptojnë, të na plotësojnë, të na bëjnë të lumtur, pa qenë e nevojshme të jemi të martuar me ta.

Lidhja me persona të tillë është e natyrshme, pa qenë e nevojshme të stërmundohemi për ta mbajtur gjallë marrëdhënien. Njerëzit binjakë nuk është e thënë të jenë partnerë romantikë, ata janë persona me të cilët ne biem dakord; persona që janë përherë të nxitur dhe të motivuar të ecin përpara; persona që na kuptojnë si asnjë tjetër dhe që na respektojnë mbi çdo gjë tjetër. Ata janë njerëzit që flasin me ne, pa qenë e nevojshme të shkëmbejmë fjalë me ta. Janë njerëz, prezenca e të cilëve na lumturon.

Marrëdhënia jonë me ta është e veçantë. Ndërsa i shohim, shohim përtej pamjes së tyre. Përqendrohemi tek shpirti i tyre dhe e bindim veten se ata janë njerëzit më perfektë që kemi njohur ndonjëherë. Janë përherë në dispozicionin tonë, përherë gati për të na ndihmuar, për të dhënë pa kërkuar diçka mbrapsht në këmbim.

Shpirtrat binjakë na mësojnë mbi altruizimin, dashurinë, respektin, hapësirën dhe qetësinë shpirtërore. Janë këmbët tona në ditët, kur nuk ecim dot. Ata janë thesare të vërteta dhe na shfaqen përpara syve, atëherë kur ne nuk e presim. Përderisa na japin forcë dhe siguri në dyshime, përderisa na shoqërojnë në jetën tonë dhe na duan thellësisht, nuk është e thënë që ata të jenë vetëm personat me të cilët do të martohemi. Shpirtrat binjakë janë të gjithë ata që na bëjnë të ndihemi mirë me veten tonë, pa e ndjerë në asnjë moment nevojën për të ndryshuar diçka nga vetja. Dhe shpirtra të tillë ka kudo, në çdo formë marrëdhënieje që ekziston.

 

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 20:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...