Psikologët shpjegojnë, si të ruani qetësinë gjatë një debati

Diel, 20 May 2018 09:17

Debatet dhe konfliktet janë pjesë e pashmangshme e jetëve tona të përditshme. Pavarësisht sa mund të përpiqeni të qëndroni të qetë, të paktën një herë në jetë do ta humbni temperamentin. Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë të paaftë t’i kontrollojnë emocionet e tyre gjatë një fjalosje, prandaj nëse jeni në mesin e këtyre personave, është mirë t’i dëgjoni këshillat e mëposhtme nga psikologët:

Dëgjoni

Kur njerëzit ndihen se tjerët nuk janë duke i dëgjuar, ata shpeshherë iniciojnë argumentime apo ndonjë lloj konflikti. Gjithashtu, një fjalosje asnjëherë nuk mund të sqarohet pa dëgjimin aktiv. Kësisoj, sigurohuni se jeni duke e dëgjuar personin tjetër, transmeton Telegrafi.

Bëni pyetje

Bëni pyetje të hapura sepse është esenciale për zgjidhjen e konfliktit. Bërja e pyetjeve shërben si indikator se jeni duke e dëgjuar personin tjetër. Dhe, në vend se të bëni pyetje të llojit “Po” apo “Jo”, përpiquni të bëni pyetje që fillojnë me “Çfarë”, “Përse” dhe “Si”.

Mos e ngrini zërin

Ngritja e zërit është mënyra më e lehtë për ta filluar apo eskaluar një konflikt. Në anën tjetër, mbajtja e qetësisë është esenciale për zgjidhjen e konfliktit.

Pajtohuni që nuk po pajtoheni…

Nuk mund të prisni që çdo fjalosje të përfundojë në atë mënyrë që dy palët të jenë të lumtura. Prandaj, esenca është që nëse nuk mund ta bindni njëri-tjetrin për diçka, të paktën pajtohuni se nuk jeni duke u pajtuar për diçka dhe kësisoj zgjidhet argumentimi!

 

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...