Rikthehet survejimi dhe përgjimi i Hoxhës dhe Hazbiut

Premte, 01 June 2018 12:54

Redaksionale

Vetëm një ditë më parë një ish-ministër drejtësie denoncoi me prova konkrete rilindjen që Edi Rama po i bën dy neneve famëkeqe të komunizmit, në veçanti atij që flet për agjitacionin dhe propagandën.

Dhe duket se rikthimi i nenit 55 nuk është e vetmja lëvizje e Ramës së fundmi. Duke i emituar ‘motamo’ udhëheqësit komunistë, siç duket me adhurim, Kryeministri ynë ka arritur deri aty sa të vërë nën përgjim kundërshtarët politikë.

Me lajmin e fundit që Rama ka urdhëruar Policinë e Shtetit të vërë nën survejimin Liderin e opozitës Basha dhe familjen e tij, duket se caku ka kaluar. Patjetër që për Ramën ky veprim mund të justifikohet nën arsyen se ‘opozita bën agjitacion e propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes’, por për vendin kjo është gjë shumë e rëndë.

Sigurisht që gjithçka ka bërë Rama në politikën shqiptare ka treguar se ai është thjesht një stalinist në bindje dhe në gjak. Sapo mori Partinë Socialiste ai nisi aksionin e përjashtimeve, duke e pastruar partinë nga ‘elementët armiq të saj’ nën moton e famshme “Kur themi Lenini (mendo Rama), nënkuptojmë partia”.

Kryeministri ynë ashtu si edhe liderët e tjerë shpirtërorë të tij është kompetent në çdo gjë. Dhunshëm 24 orë në televizor apo edhe sjellja armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore janë shenja të tjera.

Stalini, Hitleri, Enver Hoxha apo dhe edhe Musolini i bënin gjërat më hollë dhe më me finesë. Rama, si kopjac i keq që është i bën më keq por jo më pak rrezikshëm. Fundi i tij do të jetë i meritueshëm si i të gjithë diktatorëve, një sekondë e më parë. Shqipëria nuk mund ta lejojë më një rikthim të metodave të Enver Hoxhës dhe Kadri Hazbiut. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 18:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...