Qofshin socialistë, demokratë apo qytetarë pa parti, të gjithë e shtrojnë pyetjen sesi nuk i ngjiti njëherë titulli i deputetit Taulant Ballës. Konstatimi është mëse i vërtetë, pasi këtë e pranon dhe e konfirmon në çdo dalje publike e vet Ballës. Ai nuk është përzgjedhur për të qenë deputet, por të shërbyer si një oturak propagandues, ku Edi Rama shkarkon gjithë mizërinë e tij politike ndaj kundërshtarëve.
Por, përzgjedhja në këtë detyrë e Taulantit nuk është bërë rastësisht, por duke parë se çfarë malli është dhe deri në çfarë mase mund të përdoret goja e tij. Në fjalimet e tij parlamentare dhe ato publike nuk gjen dot një fjalë që të vërtetojë shkollimin e mesëm të tij, dhe siç dëshmoi edhe dje në Kuvend, ai është shndërruar në një lavazhier që pastron makinat pis të përdoruesit të tij, Edi Droga.
Si një lavazhier që përdoret për të pastruar qenefin politike të Edi Ramës, roli i Taulant Ballës është bërë tashmë i dukshëm dhe arsyeja se pse ai nuk e ka bindur Ramën që ta emërojë Ministër të Brendshëm është se Rama nuk gjen lavazhier më të mirë për të fshirë makinat pis që ka krijuar qeverisja e tij. Nga gjuha e tij kullon i gjithë llumi i korrupsionit dhe krimit të Edi Ramës.