Me lajmin e publikuar sot në agjencinë prestigjioze të lajmeve “Reuters” qeveria Rama praktikisht ka marrë një goditje të rëndë.
Franca, Holanda dhe Danimarka kanë vendosur që të pengojnë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë pasi nuk besojnë te zhvillimi dhe reformat që pretendon qeveria shqiptare se ka bërë.
Edhe pse po përpiqet me të gjitha forcat që të manipulojë opinionin publik se ka akoma mbështetje ndërkombëtare, në fakt evropianët i kanë vënë vizën e madhe Ramës dhe bandës së tij në krye të pushtetit në Shqipëri.
Kancelaritë e botës ia kanë mbyllur përfundimisht dyert atij. Dhe ky lajmi i sotëm ishte një goditje për nokaut. Në ditët në vijim priten të tjera braktisje të qeverisë së Rilindjes nga të gjitha qeveritë e Bashkimit Evropian.
Dështimi me hapjen e negociatave do të jetë rënia përfundimtare e këtij Kryeministri dhe sektit të neveritshëm që ai drejton. /55news.al/