Më i padituri në krye të AMF

Premte, 08 June 2018 19:20

REDAKSIONALE

Në vitin 2008, u emërua bordi i parë drejtues i Autoritete të Mbikëqyrjes Financiare. Me gjithë kriteret minimale të parashikuara nga ligji, tre drejtuesit kryesore të institucionit që do të merrte në dorë përgjegjësinë e mbikëqyrjes se tre tregjeve financiare, u përzgjodhën me kujdes që të vinin nga eksperienca akademike dhe profesionale të tregjeve që do të mblidheshin nën piramidën e mbikëqyrjes së AMF.

Sot jemi dhjete vite më pas. Dhjetë vite që autoriteti ka zhvilluar profesionistë të mirëfilltë të tregjeve. Dhjetë vite që shkollat shqiptare dhe të huaja, me kurrikula bashkëkohore, kanë prodhuar teknikë profesionistë edhe në fushat që duhet të mbikëqyrë AMF.

Dhjete vite më pas, rilindja zgjodhi. Nxori nga gjiri i vet përfaqësuesin më dinjitoz të mazhorancës, ish-tatimorin e Fierit, deputetin orator dhe profesionist, anëtarin ekselent të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, që pranoi të bëjë sakrificën e madhe, atë të ndërprerjes së mandatit të deputetit tre muaj përpara përfundimit, për tu emëruar në detyrën fokale në AMF. Ervin Koci është sot Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Pa asnjë eksperiencë në asnjërin prej tregjeve që mbikëqyr AMF. I paditur në fushën e pensioneve vullnetare. I paditur në fushën e tregut delikat dhe me shumë problematika të sigurimeve. I paditur perfekt në fushën e tregut të kapitaleve. Për secilin nga këta tregje gjithkujt i duhet të bëjë një shkollë më vete. Vetë stafi i AMF është i ndarë në specialitete dhe specializime për secilin nga këta tregje.

Askush aty nuk pretendon se i njeh plotësisht të gjitha të fshehtat dhe fjalorët terminologjik të tre tregjeve. Ervin Koçi sot është shefi i tyre.

Sot tregu i sigurimeve është i ngarkuar me problematika në lidhje me Fondin e Kompensimit. Sigurisht që këto nuk janë të vitit të fundit, por zoti Koçi duhet ta kish pasur gati strategjinë dhe skenarin e zgjidhjes se problematikave. Dhe duhet ta kish vënë në pune në ditën që u emërua në atë detyrë. Ato problematika nuk zgjidhen për sh duke i dhënë një kompanie sigurimesh të drejtën për të shkruar vetë draftin e ri për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike e një tjetre të drejtën për të miratuar paraprakisht inspektorin që do t’i bëjë kontrollin në emër të AMF.

Se çfarë ndodh në një treg që ka vite që ofron të dhëna statistikore, është relativisht e thjeshte. Boll të prodhosh dhe të update të dhënat statistikore. Tregojnë ato se çfarë, si dhe ku po ndodh anomalia e tregut.

Statistikat dhe krahasimi i tyre në vite do të tregonin edhe masën e informalitetit që ekziston sot në tregun e sigurimeve. Pa folur pastaj për statistikat në lidhje me numrin e punonjësve të minierave që me ligj gëzojnë të drejtën e sigurimit të jetës dhe shëndetit. Se ajo statistike është ZERO.

A di ta lexoje valle zeron Zoti Koci?

E kemi ndjekur zotin Koci në daljet e veta (të rralla) në emisione me panele intervistuesish të porositur dhe të instruktuar të bëjnë pyetje të tipit: si ja bëni që punoni kaq shumë dhe keni kohë edhe për tu marrë edhe me ne?

Ne do përpiqemi ta takojmë zotin Koci për t’i bërë disa pyetje elementare të lidhura me interpretimin e termave bazike të përdorshme në tregjet që ai paguhet që t’i mbikëqyrë.

Por përpara se ta gjejmë e ta pyesim për termat, do të deshëm të dinim si tatimor i vjetër, se sa dhe si i zbërthen ai pasqyrat financiare të shoqërive të sigurimit që publikon në faqen e AMF. Që pastaj të na jepte një listë me rankimin që i bën ai si krye eksperti i AMF shoqërive të sigurimit. Pastaj do ishim kurioz të mësonim se në cilën prej tyre e bën sigurimin e detyrueshëm apo kasko të makinës se vet.

Do t’i bënim pastaj disa pyetje të tjera për të kuptuar nëse kjo ka qenë përzgjedhja e tij si klient, apo nëse emrin e shoqërisë ja ka urdhëruar algoritmi anti-konkurrencë i instaluar në sistemin kompani-përzgjedhës që nuk kuptohet pse quhet akoma "regjistër online elektronik i sigurimit të detyrueshëm motorik".

Pastaj me dëshirën që të mësonim dhe të edukoheshim sadopak edhe ne, do t’i bënim disa pyetje për investimet në tituj, në lidhje me llojet e skemave të investimeve në tituj dhe nivelin e riskut për secilën prej tyre. Se me mire se ai, nuk ka se kush ti dije në këtë vend. Ai këshillon edhe piktorin kur vjen puna të skemat e komplikuara të bursës. /55news.al/

Modifikuar më Saturday, 09 June 2018 15:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...