Kryeministri i vendit, Edi Rama, foli para pak minutash për një vepër madhore, investimi më i rëndësishëm i huaj në Shqipëri, TAP-in.
“Stacioni i Kompresorëve të gazit, një tjetër vepër madhore e projektit të gazsjellësit TransAdriatik Ekonomi/Punësim/Ardhmëri”, shkruajti Rama në rrjetin social duke folur me superlativa për këtë investim madhor.
Harron Kryeministri që TAP është një investim që ka ardhur në Shqipëri falë një punë të jashtëzakonshme të qeverisë “Berisha” në vitet 2009=2013. Ishte arritja e madhe e atij Kryeministri dhe e asaj mazhoranca.
Po ju z. Rama ku i keni investimet e huaja?
Si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka e Botërore por dhe Komisioni Evropian dhe ccdo institucion tjetër ndërkombëtar raporton se Shqipëria do të jetë në thatësirë të plotë të investimeve të huaja kur të përfundojnë këto dy projektet të mëdha që solli Berisha; TAP- dhe Devolli.
Sigurisht që kanabizimi, kriminalizimi dhe korrupsioni i qeverisë janë arsyet madhore përse në Shqipëri nuk vijnë investime të huaja serioze.
Harrove z. Rama se si i largohen investitorët prej rrahjeve makabre? Harrove z. Rama se si largohen investitorët prej taksave që i shton çdo ditë? Harrove z. Rama se si zhduken investitorët prej korrupsioni galopant?
Kuptohet qartë që nuk ju mbetet që tjetër veçse të krenoheni me arritjet e qeverisë së mëparshme, edhe pse keni 5 vite në krye të punëve të këtij vendi. /55news.al/