Kjo historia e Teatrit Kombëtar dhe abuzimit konstant që është bërë më të nga Rama, herë si ministër i Kulturës, herë si kryetar bashkie dhe tanimë si kryeministër, dhe Veliaj, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, është shumë e gjatë dhe e neveritshme. E neveritshme në drejtim se si dy njerëz arrijnë deri aty sa nuk kanë as respektin me minimal të historisë dhe kulturës së qytetit dhe kombit të tyre, por të babëzitur duan të rrjepin çdo qindarkë.
Çdo veprim i këtyre të dyve i mbart të gjitha pikëpyetjet dhe mashtrimet që i lanë vendin njëra- tjetrës. I vetmi shqetësim i tyre është se si ta uzurpojnë dhe ta zaptojnë këtë pasuri publike për për të ndërtuar në atë zonë, e cila të jep fitime marramendëse.
Institucioni më i rëndësishëm kulturor i Shqipërisë, një nga vlerat sublime të memories sonë të përbashkët, një shkollë dhe një histori e vërtetë e artit teatror kombëtar, një “tempull” dhe vatër e artistike dhe kombëtare në mbarë hapësirën shqiptare shikohet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj thjesht dhe vetëm si një lopë për tu mjelë.
Historia nis me Ramën, i cili kur ishte ministër i Kulturës e jepte me qira për bixhoz dhe vijmë në ditët e sotme kur do ta prishë për të ndërtuar kulla aty.
Rama dhe Veliaj ecin bashkë dhe në sinkron në çdo gjë. Në filozofinë e tyre të të vjedhurit, në filozofinë e tyre të shkatërrimit të vendit.
Teatri Kombëtar për ta është thjesht një histori vjedhjeje dhe asgjë më shumë. Për ne si komb duhet të jetë një moment për të mos e shndërruar në një histori, me të cilën brezat do të turpërohen. /55news.al/